RRJETET SOCIALE SI MJET PËR GAZETARI

Çdo ditë të paktën 2 orë e gjysmë nga jeta e 57% të popullatës globale (4.5 miliardë njerëzve) shpenzohet në rrjetet sociale. Një ‘planet’ masiv digjital, i cili sipas të dhënave të kompanisë së specializuar në rrjetet sociale Hootsuite për vitin 2021, u shtua me 409 milionë banorë të rinj brenda vitit. Në këtë fokus, përdorimi i rrjeteve sociale në Shqipëri shkon në harmoni me raportin global, pasi ato përdoren nga 55.6% e popullsisë ose plot 1.6 milionë banorë. Nga ana tjetër, nga të dhënat e disponueshme deri në janar 2021, 2 milionë shqiptarë raportohet se përdorin internetin, pra 69% e popullatës. Në një botë ku informacioni përditësohet dhe shpërndahet me një lëvizje të gishtit, gara për të tërhequr vëmendjen e secilit prej nesh është e ashpër dhe shpesh mjetet e përdorura për ta drejtuar atë bëjnë diferencën. 

Previous
Next

1 - PAK SEKONDA VENDOSIN SUKSESIN

Mënyra e përtypjes së informacionit online është në ndryshim të vazhdueshëm dhe formati i gazetës apo edhe ai televiziv janë një e shkuar që i përket historisë.

Në përkthimin nga shtypi i shkruar dhe ai televiziv në botën digjitale kanë humbur ndarjet në rubrika, shpjegimet e gjata disa faqëshe dhe formati i ngeshëm i narracionit, mbështetja e fortë tek shkrimi si mjeti kryesor. Tashmë i gjithë procesi është transformuar në pak sekonda shqyrtim, në shumë raste dhe të pavëmendshëm dhe mbyllje të faqes.

E njëjta gjë vlen dhe për transmetimin televiziv të informacionit, ku mediat në shkallë globale po sfidohen çdo ditë e më fort të marrin pak minuta online nga çdo përdorues interneti, në një kohë kur online gëzojnë orë e orë audiencë. Zakonisht lexuesit e lajmeve online lexojnë në shumicën e rasteve titullin, shohin foton shoqëruese të një lajmi dhe vendosin aty nëse do t’i japin një shans paragrafit të parë.

Faqe të tëra informacioni tashmë online janë shndërruar në katër ose pesë paragrafë që mbulojnë të gjitha detajet e një ngjarje. Në informimin televiziv formatet e gjata ia kanë lënë vendin videove të shkurtra me kohëzgjatje maksimale 1-2 minuta. Kronikat e lajmeve kanë pak shanse për sukses në rrjetet sociale në formatet e tyre tradicionale, tashmë ato duhen rimontuar për të nxjerrë në sekondën hapëse pamjen më goditëse, duhen transkriptuar pasi një pjesë e përmbajtjes online konsumohet pa zë, duke marrë parasysh rrethanat e vendndodhjes së përdoruesit.

Statistikat tregojnë se në Shqipëri, 80% e personave e aksesojnë internetin nga smartfonët ndërsa për rrjetet sociale kjo shifër është 98.8%

Gazetaria e suksesshme në rrjetet sociale ka armë të fortë imazhin. Ai duhet të jetë goditës, origjinal, mjaft i qartë në vështrim të parë, i një cilësie të lartë dhe mbi të gjitha i shpejtë. Midis një ngjarje që ndodh dhe transmetimit të saj online tashmë kalojnë vetëm pak sekonda ose në raste më të shpejta gjithçka ndodh në transmetim të drejtpërdrejtë përmes një celulari mobile që xhiron për një audiencë miliona njerëzish.

Informacioni gjithashtu duhet të jetë i aksesueshëm në një klik dhe pa pengesa, vonesat qoftë dhe pak sekonda mund të çojnë në largimin e audiencës potenciale.

 

Angazhimi i publikut është një vulë e suksesit të gazetarisë në rrjetet sociale. Një publik i angazhuar që komenton, shpërndan dhe sensibilizohet/mobilizohet ndërsa informohet është publiku ideal pasi ai shumëfishon përhapjen përtej audiencës aktuale të publikuesit të informacionin. Mënyra të lehta për të garantuar angazhimin e publikut është përfshirja e tij direkte përmes sondazheve brenda rrjeteve sociale apo analizimit të të dhënave për postimet që po pëlqehen dhe shpërndahen përmes faqeve që gjurmojnë trendet si Google Trends, Google Analytics, CrowdTangle etj.

2 - RRJETET SOCIALE DHE PËRDORIMI I TYRE

Mediat më të përdorura sociale globale janë Facebook, Youtube, WhatsApp, Instagram, FB Messenger, Tiktok, sipas të dhënave të tetorit 2021.

 

Në rang global Facebook kryeson për nga numri i përdoruesve aktivë mujorë me 2.8 miliardë, pasuar nga Youtube me 2.2 miliardë, WhatsApp 2 miliardë, Instagram 1.3 miliardë, Facebook Messenger 1.3 miliardë, TikTok 1 miliardë. Rrjetet kryesore sociale në Shqipëri për vitin 2020 bazuar nga vizitat janë Facebook me 76%, Pinterest 8.7%, Instagram 6.5%, Twitter 4.4%, Youtube 2.9%.

Të dhënat botërore tregojnë se grupmoshat 35-64 vjeç janë më të fokusuar tek rrjeti social WhatsApp dhe Facebook, ndërsa grupmosha 16-34 vjeç më të interesuar për Instagram dhe WhatsApp

Këto statistika bëjnë të qartë një metodë të përdorimit të rrjeteve sociale në mënyrë efektive:

Facebook dhe WhatsApp janë platforma shumë të përshtatshme për shpërndarjen e informacionit në formë të shkruar, me links të uebfaqeve të ndryshme, videove dhe fotove në një audiencë të gjerë të përgjithshme ose në audienca më të ngushta siç janë grupet e krijuara me një qëllim të përbashkët. WhatsApp shpërndan informacion shpejt dhe në mënyrë optimale në listën e kontakteve të secilit ose shërben për të marrë informacione nga miqtë, kolegët apo grupet zyrtare dhe jozyrtare të organizimeve të ndryshme (qeveritare, aktiviste, profesionale, shoqërore).

 

Instagram vazhdon të mbetet rrjeti numër një për sensibilizimin apo informimit mbi një temë të caktuar përmes imazhit qoftë foto ose video. Format e videove janë të ndryshme të shkurtra deri në 15 sekonda, 1 minutë apo të gjata (IGTV), të parapërgatitura apo live, vertikale, katrore apo horizontale – ajo që i bashkon është rëndësia e temës në alë dhe ndjeshmëria e publikut ndaj temës. (Gife me formatet e ndryshme te fotove dhe videove)

Twitter është një rrjet social që në Shqipëri përdoret kryesisht nga profesionistët e fushave dhe zyrtarët, si një platformë që i flet zakonisht audiencës së huaj anglishtfolëse dhe më pak audiencës së brendshme shqiptare.

YouTube renditet si një ndër platformat video kryesore në Shqipëri, ai përdoret gjerësisht nga mediat për të shpërndarë informacionin përmes videove të shkurtra apo të gjata, daljeve live me ngjarjet e aktualiteti. Megjithatë të dhënat e kompanisë gjermane të marketingut Statista (link) gjetën se gjatë vitit 2020 kërkime kryesore u lidhën me formatet argëtuese televizive, këngëtarët dhe serialet e huaja.

3 - INFORMACIONI GJEN NJERIUN

Nëse disa vite më parë për tu informuar një mëngjes herët një nga mënyrat kryesore ishte të ecje drejt pikës më të afër të gazetashitësve, sot informacioni ndodhet në duart e çdokujt vetëm pak sekonda pas zgjimit, kryesisht pa pagesë direkte dhe mbi të gjitha tërthorazi. Thënë shkurt: informacioni gjen njeriun dhe jo e anasjella.

 

Në shumë media, kërkimi organik dhe direkt është shumë më i ulët sesa trafiku i gjeneruar nga rrjetet sociale, sipas të dhënave nga think-tanku Pew Research Center. Pra, numri i përdoruesve të internetit që hyjnë në një faqe specifike për t’u informuar nuk mbizotëron ndaj numrit të atyre që hyjnë në faqen në alë pas gjetjes së një linku të saj brenda një rrjeti social. Mbi gjysma e përdoruesve të faqeve informuese nëse rrjetet e tyre sociale po menaxhohen mirë, duhet të jetë nga këto rrjete.

 

Kjo mënyrë konsumi e informacionit duket se nuk lidhet vetëm me formatin e tij, por edhe me shkaqet që i çojnë njerëzit në botën e megabajtëve.

 

Në listën e arsyeve për përdorimin e rrjeteve sociale renditen:

 

Siç shihet nga grafiku, leximi i lajmeve është raportuar nga vetë audienca si shkaku i tretë më i rëndësishëm për përdorimin e rrjeteve sociale, paraprirë nga kontakti me miqtë dhe familjen dhe kalimi i kohës së lirë.

 

Në këtë kontekst, nuk është e garantuar se një përdorues online po kërkon për një lajm ndërsa kalon kohën le të themi për shembull në Facebook duke parë foto, video, statuse të miqve apo familjarëve të tij. Ai/ajo mund të jetë aty edhe vetëm për përmbajtjet argëtuese që nuk lidhen me marrjen e një informacioni mbi aktualitetin.

 

Në këto skenarë, lajmit i takon ta paraqesë veten si një çështje me rëndësi ose si një informacion që nuk duhet humbur, duke ia ngacmuar lexuesit vëmendjen, pa e mërzitur atë për vdekje. Thamë më lart që për këtë qëllim informacioni duhet të jetë:

 

This quiz is for logged in users only.


Hyr