“Një shesh virutal për të ndarë ide dhe eksperienca”
“Sheshit’ është një hapësirë trajnimi online, që ka lindur si nismë e Qendrës “Citizens Channel”, e cila ka si synim të forcojë kapacitetet e gazetarëve, aktivistëve dhe qytetarëve duke krijuar kështu një komunitet dinamik të individëve të aftë që do të kontribuojnë në formësimin e një shoqërie demokratike duke rritur llogaridhënien dhe duke promovuar vlerat e demokracisë dhe të drejtave themelore të njeriut.
“Sheshit” është krijuar me mbështetjen e programit “Media for All”, financiar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Projekti “Sheshit” ka këto objektiva parësore:
- Të forcojë empatinë, njohuritë dhe aftësitë e gazetarëve mbi raportimet për gazetarinë multimediale
- Të nxisë qytetarët e interesuar (kryesisht grup mosha të reja) në evidentimin e lajmeve te rreme, që nxisin urrejtje, paragjy- kim në baze etnie, gjinie dhe race si dhe ti aftësojë ata se si t’i qasen informacionit të sakte dhe të vërtetë.
- Të orientojë qytetarë dhe aktivistë drejt formave inovative, për t’i mundësuar të bëhen më të zëshëm për kauzat sociale që përfaqësojnë.
“Sheshit” i shërben këtyre grupeve kryesore:
- Studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj në profesion
- Gazetarë me një karrierë të gjatë në këtë fushë por me dëshirën për të mësuar të rejat e fundit mbi raportimet multimediale
- Aktivistë të përfshirë në çështje të ndryshme komunitare me dëshirën për të kontribuuar dhe për të raportuar për ngjarje të ndjeshme në komunitet
- Qytetarë që duan të mësojnë se si të jenë më të kujdesshëm në përzgjedhjen e informacioneve që konsumojnë duke mos rënë pre e lajmeve të rreme apo propagandës qeveritare.
Nisja dhe vijueshmëria e projektit:
- Në kuadër të këtij projekti do të realizohen një radhë aktivitetesh, të cilat përfshijnë:
- Krijimi dhe ndërtimi i një platforme “e-learning” dhe dhënia e një identiteti të tij në aspektin e emrit dhe logos.
- Përgatitja dhe realizimi i tre moduleve ku 15 ekspertë do të ofrojnë falas kurse online rreth: - Edukimit Mediatik - Gazetarisë Multimediale - Aktivizmit