RADIO

Pyetje paraprake: Dua të merrem me Radio sepse ________________!

RREGULLA E ARTË:

Në radio, sikurse në TV nuk ka asgjë spontane! Gjithçka duhet organizuar me skenar, ose të paktën të renditen idetë me pika. Në këtë mënyrë, kur të mbarojë programi, nuk do i biesh ballit me dorë, duke thënë “mos harrova të them këtë gjë…”

Dallimi mes radios e Podkastit

Formatet dhe metodat për radio funksionojnë njësoj dhe për podkastet, me të vetmet ndryshime që:

1. Podkasti rrallë transmetohet live, ai përpunohet në pas-prodhim. Kjo jep mundësi që të “qethen” ujërat, të shtohen efekte apo baza muzikore dhe të bëhet një përpunim i zërit për ta nxjerrë atë sa më të plotë e tingëllues.

2. Podkasti shpesh bëhet në kushte të përshtatura (shtëpi apo zyrë); intervistat nganjëherë është e detyrueshme të bëhen me Skype ose me telefon; aparaturat (si psh, mikrofoni) mund të mos jenë aq të mira e profesionale, ndaj dhe podkasti kërkon vëmendje më të madhe për të eleminuar problemet teknike gjatë marrjes së zërit.

3. Nëse në radio ka teknikë të zërit të specializuar, në podkast, ti mund të jesh njëkohësisht dhe moderator, dhe teknik, dhe promovues i programit. Kjo krijon nevojën që ti të mësosh t’i kryesh mirë e me profesionalizëm të tërë këto komponentë.

PJESA E PARË: “SEKRETE TË RADIOS”

“SEKRETET TEKNIKE”

Mbaj gjithmonë kufjet për të kontrolluar veten dhe ritmin. Me kufjet, e kontrollon shumë më mirë atë që po thua vetë, dhe atë që po thotë i ftuari (nëse ke të ftuar).

Mos fol në kohën kur flet i ftuari. Qoftë dhe një “Po”, “e drejtë”, “e saktë”, etj.

Shqipja juaj duhet të jetë e pastër. Çdo fjalë e folur duhet shqiptuar qartë. Çdo fjalë “ka të drejtën e vet të ekzistojë”.

Dialektet e vrasin radion (përveç kur një personazh ka arsye të performancës të përdorë dialektin). Përpiqu të shmangësh dialektin. E folura me dialekt e bën materialin e folur të perceptohet si lokal, drejtuar një komuniteti të vogël që flet atë dialekt. Po ashtu, belbëzimi nuk është i preferuar në radio. Nëse ke dialekt, ha gërmat ose belbëzon, duhet të dish që të tëra mund të ndreqen! Vetëm me punë!

Në rastin e podkastit, zëri mund të përpunohet në pas-prodhim në mënyrë që të jetë më i plotë dhe i stabilizuar. Por, nëse zëri është regjistruar keq, pas-prodhimi nuk mund të bëjë çudira.

Mikrofoni është shoku yt. Mëso si të rrish, si ta hedhësh zërin. Një zë i mirë e bën dhe dëgjuesin të ndjehet mirë me folësin dhe të dojë ta dëgjojë më shumë. Mikrofoni ka një largësi të caktuar nga goja (normalisht një pëllëmbë, por varet nga lloji i mikrofonit). Ti duhet të bësh prova (me kufje në vesh) për të gjetur ku është pika më e mirë e jotja në raport me mikrofonin. Nëse të duhet të ngresh zërin ose të pëshpëritësh, distanca nga mikrofoni rritet ose shkurtohet.

“SEKRETET E PERFORMANCËS”

Relaksohu para emisonit. Përpiqu të jesh sa më i çlodhur dhe të të pëlqejë edhe ty ajo që do bësh, intervistë, monolog apo diçka tjetër.

Nëse nuk ke një profesionist që të të ndihmojë me zërin, kursi falas më poshtë mund të të ndihmojë:

VJEGËZA: https://crowdcrux.lpages.co/the-perfect-podcasting-voice/

Nëse ke të ftuar, bëj “ngrohje” me të, (shmang komplekset) bëje mik, krijo intimitet që mund të të ndihmojë shumë gjatë intervistës ose bisedës.

Zëri duhet të jetë i mbështetur, i plotë, i punuar. Zëri është “brendi” yt, “fytyra” jote para dëgjuesve. Zëri është një mjet pune që duhet “pjekur”. Frymëmarrja ndihmon shumë për mënyrën sesi do e hedhësh zërin. Ata që mbarojnë Universitetin e Arteve e dinë që ka teknika speciale për të forcuar zërin, për ta bërë atë më të plotë, më të mbështetur.

 

E folura e thjeshtë, e pa impostuar:

Shembulli 1

E folura radiofonike:

Shembulli 2

Pavarësisht se kë ke të ftuar, mos harro kurrë se ti je “shefi”. Kontrollo ritmin, të ftuarin, kohën. I ftuari mund të dojë të flasë shumë gjatë, por ti e di sa kohë ke dhe duhet tya ndërpresësh kur mendon që ajo temë u ezaurua e duhet kaluar tek tema tjetër.

Efektet zanore mund t’i shtojnë jetë emisionit. Megjithatë, përdori me masë, mos e tepro (buri, pëllitje lopësh, lloj-lloj zhurmash). Mos harro që fjala e folur është elementi kryesor i radios.

Shmang imitimin e një prezantueseje/i radioje tjetër (manierizmat, kadencën, intonacionin e saj/tij). Ji origjinal. Origjinalitetit, është një nga elementët kryesorë që i bën dëgjuesit të kthehen tek ty, pavarësisht temës.

Kur flet në Radio, foli një njeriu të vetëm. Imagjino sikur po të dëgjon vetëm një person. Përpiqu t’i flasësh vetëm atij personi. Mund dhe ta vizualizosh po qe nevoja.

“SEKRETET E PËRMBAJTJES”

Përmbajtja është gjëja më e rëndësishme e radios. Një radio pa përmbajtje, ose me përmbajtje të rëndomtë, e trajton dëgjuesin si injorant dhe kontribuon në injorancën e tij.

Pyet veten çfarë duan njerëzit të dëgjojnë në radio? Kush është targeti yt?

Përmbajtja kërkon strukturë! Asnjë emision nuk mund të funksionojë së paku pa strukturë.

Përmbajtja – nuk mund të jenë kafeneje. Radio është performancë.

SHEMBULL

a) Si prezantohet dikush si në kafe.

SHEMBULL a

b) Si prezantohet ai në Radio.

SHEMBULL b

Emisionet e shkëlqyera kanë skenar të plotë. Krijimi spontan është i mirëpritur, por janë shumë të larta shanset për të mos prodhuar dot gjëra interesante kur tenton të komunikosh në mënyrë spontane.

Përmbajtja – nuk mund të jetë përmbajtje kafeneje. Radio është performancë.

SHEMBULL

c) Prezantimi tradicional i një ngjarjeje:

SHEMBULL c

d) Prezantimi interesant i një ngjarjeje:

SHEMBULL d

PJESA E DYTË: SI “BËHET” RADIO?

1- Programi “tek pullë”

Monologu është pjesa më e vështirë e Radios. Je vetëm ti, që flet “me vete”. Monologu kërkon pjekuri personale dhe profesionale. Sidomos në këtë format, është shumë e rëndësishme përmbajtja dhe karizma e moderatorit. Rreziku më i madh është rënia në monotoni e zërit, por dhe përsëritja e frazave ose të ideve.

2- Program me çift moderatorësh

Emisionet me një çift moderatorësh, garantojnë siguri. Dialogu ndihmon të kalohen dhe momentet e mërzitshme, prodhon batutë dhe dinamikë. Por një emision me 2 vetë në radio, që të bëhet mirë kërkon që ata të ndërtojnë karaktere të spikatura dhe komplementarë me njëri-tjetrin. Një pikë shumë e rëndësishme e emisionit me çift moderatorësh është koordinimi, formula “hidh e prit”. Kjo kërkon që çifti të kalojë kohë bashkë edhe jashtë radios, ta pregatisin saë bashku emisionin, mbi të gjitha kërkon sidomos kohë së bashku "on air", që ata të fillojnë të koordinohen me njëri-tjetrin. Ndryshe nga një ndeshje futbolli, ku pasimet mësohen në stërvitje, radio nuk para e ka këtë luks. Ndaj një çift moderatorësh e ndërtojnë modelin "hidh-e-prit" duke punuar sa më gjatë bashkë.

3- Program me 3 moderatorë ose me grup më të madh

Këto formate synojnë të përcjellin energji të fortë tek dëgjuesi, i cili pritet të ndjehet si në shoqërinë e një grupi shokësh. Rreziku më i madh është kakofonia, ku të gjithë flasin mbi njëri-tjetrin dhe dëgjuesi nuk kupton asgjë çfarë thuhet e pse qeshet. Ndaj ky format ka nevojë për ndaje rolesh të qarta: ai që shtron linjën e bisedës, ai që ngacmon, ai që “spërkat” me batutë herë pas here. Koordinimi në këtë format është element kyç.

a. Të zgjedhësh personazhe që të intrigojnë ty, jo se janë të famshëm. Moderatori nuk mund të ndërtojë një bisedë interesante nëse futet në program me opinionin se i ftuari është një personazh i mërzitshëm, edhe pse i famshëm.

4- Intervista

Ndryshon nga një çift moderatorësh, sepse i ftuari ka ardhur me një arsye të caktuar në program (psh. është specialist mbi një temë të caktuar; ka bërë diçka të rëndësishme që meriton vëmendje publike; etj), vjen vetëm 1 herë (ose shumë rrallë) dhe nuk e drejton ai emisionin, edhe pse mund të mbajë barrën kryesore të përmbajtjes. Intervista mund të bëhet nga një ose nga 2 moderatorë. Për një intervistë të suksesëshme duhet të kesh paraysh

b. Duhet të bësh punë kërkimore mbi temën dhe të ftuarin. Nëse nuk bën punë kërkimore, ose biseda do rrotullohet mbi gjëra të ditura e të përgjithshme, pra të jetë e mërzitshme; ose do ketë gjëra të bukura që nuk do thuhen – sepse ti nuk ke marrë mundimin të kërkosh paraprakisht për to.

c. Duhet të ndërtosh një skenar, ose të paktën listë pyetjesh të plotë. Kjo nuk do thotë t’ia japësh pyetjet të ftuarit, sepse ai mund të pregatitet me përgjigje shabllon. Por, i ftuari është mirë të dijë për temën për të cilën është thirrur.

d. Mirë është të diskutoni mbi temën paraprakisht, thjesht për të kuptuar ku mund ta çosh bisedën me këtë personazh

e. Gjatë programit, dëgjoje me kujdes kur i ftuari flet. Mos bridh me mendje te ajo që do thuash vetë pasi të ketë mbaruar i ftuari. Publiku e dallon menjëherë një moderator që nuk e ka mendjen tek i ftuari i vet, biseda do jetë e palidhur, gjëra interesante mund të shpëtojnë pa thelluar, por dhe i ftuari do fillojë të mos ndjehet mirë dhe praktikisht emisioni do të të rrëshqasë nga duart.

Një intervistues i mirë është Tim Ferriss.  Mund të ndjekësh podkastet e tij në:

https://tim.blog/podcast/

5- Tematikat e programeve

  • a. Programet në radio kanë një shtrirje të pafundme, aq sa dhe kurioziteti njerëzor. Në radio (ose podkast) mund të flasësh për muz ikën, alienët, ekologjinë, seksin, aktualitetin, historinë, etj. Në radio mund të bësh monologje komikë, dramatikë, imitime, skeçe, radio-novela, intervista, ngacmime (pranks), etj. Radio është vërtet medium i shqisës së dëgjimit, por, kur bëhet mirë ajo të nxit fantazinë për të “parë” dhe për ta përceptuar botën. Në mënyrë intensive, përtej dëgjimit

This quiz is for logged in users only.