MULTIMEDIA DHE TEKNIKAT E FILMIMIT

Të vizualizosh në ekran një lajm të rëndësishëm kërkon të shohësh me sytë e një gazetari, mendjen e një regjisori dhe sigurisht, teknikën e dikujt që zotëron aftësi multimediale.

 

Multimedia, regjia dhe gazetaria, në pamje të parë mund të duken fusha të ndryshme, por në epokën e gazetarisë dixhitale kanë nisur të ndërthuren duke e bërë të domosdoshëm shkëmbimin e aftësive dhe njohurisë. Le të shohim në vijim disa prej elementeve kryesore të fotografisë dhe imazhit lëvizës, të cilat gjejnë zbatim si në përdorimin e mjeteve të gazetarisë mobile ashtu edhe në aparaturat profesionale si video kamerat dhe kamerat DSLR.

Ekspozimi

Një ekspozim "korrekt" ose "i mirë" ndodh kur arrin të ruash sa më shumë detaje që të jetë e mundur si në pjesët më të ndriçuara të imazhit (theksimet) ashtu edhe në pjesët më të errëta (hijet) të një imazhi. Diapazoni në të cilin mund të kapen këto detaje nga drita në errësirë quhet “Diapazoni Dinamike” (Dynamic Range). Siç do të shihni në vijim, mund të ketë disa lloje ekspozimi që janë "korrekte" ose "të mira".

1. “ABC-ja e ekspozimit”

a. Shpejtësia e shkrepjes 

 

I referohet kohëzgjatjes së shkrepjes, thënë thjesht është koha në të cilën syri i kamerës e sheh foton pa u mbyllur apo sasisa e kohës që sensori i kamerës qëndron hapur për të futur diritë në objektiv. Matur në sekonda, shpejtësia e shkrepjes varion nga 30 deri në 1/8000 të sekondës.

 

Kujdes! Ndërsa shpejtësia e shkrepjes zvogëlohet, (pra sensori qëndron hapur më gjatë) shanset për të marrë një imazh të turbullt rriten, sepse duhet ta mbani kamerën të qëndrueshme për një kohë më të gjatë. Shkrepjet e shpejta (600/S e lart) përdoren për të ndalur lëvizjen dhe për të “ngrirë” imazhin në objektiv.

b. Apertura

 

Apertura e kamerës përkufizohet hapësira në të cilën drita hyn në aparat.

Brenda çdo lente të kamerave ekziston një sistem tehesh që hapen dhe mbyllen për të rritur ose ulur aperturën përmes së cilës drita kalon në sensor.

Shpesh e identifikuar me gërmën “f”, apertura zakonisht varion nga: f/1.8, tek f/5.6

Një “f” më e vogël do të thotë një hapje më e gjerë dhe referohet si një vlerë më e madhe (p.sh. një aperturë 2.0 është më e madhe se një aperturë 22)

Sa më gjerë të jetë lentja e hapur, aq më shumë dritë hyn ( kjo do të thotë se mund të përdorni shpejtësi shkrepje më të madhe – referuar sesionit A.)

 

Apertura kontrollon gjithashtu thellësinë e fushës (Depth Of Field), që përcakton sa nga pjesët e imazhit tuaj janë në fokus. Një hapje e gjerë (# e vogël) do të japë një Depth Of Field të ngushtë dhe mund të përdoret për të izoluar një subjekt. Në këtë mënyrë mund të vendosni jashtë fokusit edhe imazhe që gjenden shumë afër subjektit kryesor të fotografisë.

c.ISO

I referohet ndjeshmërisë që sensori i kamerës ka ndaj dritës.

 

Vlera e LARTË ISO do të thotë se sensori do të jetë më i ndjeshëm ndaj dritës, që do të thotë se do të duhet MË PAK DRITË për të marrë ekspozimin e duhur.

Zakonisht vlera e ISO varion nga 100-1600.

 

Kamerat dixhitale më të reja kanë një gamë më të lartë (deri në 64000).

 

Përdorimi i vlerave të larta ISO bën që sensori të prodhojë shumë më tepër nxehtësi, gjë që krijon "zhurmë" dixhitale në imazhe. Disa kamera pretendojnë se kanë "Stabilizim Dixhital të Imazhit"

 

Kjo thjesht do të thotë që kamera do të rrisë automatikisht ISO-n në mënyrë që të lejojë një shpejtësi më të madhe të diafragmës Shpejtësia më e madhe e diafragmës do të zvogëlojë gjasat e lëkundjes së kamerës, por ISO e lartë ka shumë të ngjarë të rezultojë në një imazh të paqartë.

 

 

 

 

2. Opsionet bazë të kamerave profesionale

Modalitetet e ekspozimit

 

Ekzistojnë disa mënyra si mund ta impostoni kamerën që ofrojnë një kombinim të kontrollit automatik dhe manual mbi tre elementët e ekspozimit që shpjeguam më lart.

Auto, shpesh e përfaqësuar nga një A, ose thjesht një katror i gjelbër, e bën kamerën të funksiojë plotësisht në mënyrë automatikisht. "Trego dhe shkrep" është ajo që mund të bëni në këtë modalitet ku kamera vendos gjithë impostimet për ju.

Av njihet është ju lejon të zgjidhni vlerën e Aperturës (Pika C) ndërsa kamera zgjedh Shpejtësinë e Shkrepjes (Pika A) që kërkohet për të marrë një ekspozim të saktë.

TV ju lejon të zgjidhni Shpejtësinë e Shkrepjes (Pika A) ndërsa kamera zgjedh vlerën e apertrurës (Pika C) që do të prodhonte ekspozimin e duhur.

M ose Modaliteti Manual ju jep kontroll të plotë tre Faktorët e Ekspozimit (ABC).

 

Mënyrat e skenës (scene modes)

Modalitetet e skenës janë në thelb mënyra plotësisht automatike të krijuara posaçërisht për një situatë (skenë) të caktuar. Ato zakonisht vënë theksin në një ose më shumë opsione bazuar në rrethanat tipike të situatës së zgjedhur.

 

Modalitetet më të shpeshta janë këto:

Peizazhi (Landscape Mode) – Kamera impostohet për të fotografuar peizazhe natyrore.

Portretet (Portrait Mode) – Kamera impostohet për të fotografuar një person apo grup njerëzish.

Sporti (Sports Mode) – Kamera impostohet për të fotografuar apo filmuar aktivitete sportive, ku subjektet lëvizin shpejt dhe shpejtësia e shkrepjes duhet të jetë shumë e lartë.

3. Rregullat bazike të kompozimit:

Rregulli i tre pjesëve:

 

Një ndër rregullat kryesore të kompozimit të imazhit dhe videos. Ky rregull mund të zbatohet duke aktivizuar rrjetën “Grid Line”, e cila e ndan imazhin në 9 katrorë të barabartë.

Për të kompozuar si duhet, vendosni subjekin përgjatë vijave ose pranë pikave ky këto vija kryqëzohen

 

• Për portretet, sytë shpesh vendosen përgjatë njërës prej vijave horizontale, mundësisht pranë njërës prej “pikave të interesit” (hapësira ku linjat kryqëzohen), për ta bërë fotografinë më të këndshme për t'u parë, dhe natyrisht për të tërhequr vëmendjen tek sytë.

• Për peizazhet, horizonti përafrohet me cilëndo nga vijat horizontale në varësi të sasisë së tokës/ujit/qiellit që dëshironi të shfaqni.

Llojet e ndryshme të planeve:

 

1. Plani amerikan: nga gjunjët te koka (nëse është objekt, tre të katërtat e objektit)

2. Plani i gjoksit: nga koka deri në pjesën e fundit të gjoksit (gjysma)

3. Plani i kokës

4. Plani i përgjithshëm: Objektet ose subjektet janë të gjitha në plan (çereku i objektit) \

5. Plani i detajuar

6. Plani masiv: Plani më i gjerë që mund të kapni pa humbur fokusin

This quiz is for logged in users only.


Hyr