GAZETARIA MULTIMEDIALE

Rrjetet sociale dhe përdorimi i tyre në Shqipëri do të jenë tematika e këtij moduli. Parë kjo edhe në perspektivën gazetareske, si një kanal apo hapësirë informimi për qytetarët...

Autore: IVANA DERVISHI është gazetare dhe eksperte e medias dixhitale, me eksperiencë të gjatë në mediat televizive, ato të shkruara dhe organizatat jo-fitimprurëse. Prej vitit 2014, ka mbajtur trajnime të shumta lidhur me përçimin e teknikave më të mira të raportimit për multimedian, fotolajmin dhe rrjetet sociale tek gazetarët e rinj, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe publiku.

Ç’është fotogazetaria? Cilat kanë qenë momentet kur ngjarjet e rëndësishme në Shqipëri janë pasqyruar përmes fotogazetarisë? Nga ndryshon një foto e zakonshme nga një foto që rrëfen ngjarjen?

Autor: FLORIAN GOGA është një fotoreporter me qendër në Tiranë, Shqipëri. Pas diplomimit në Universitetin Europian të Tiranës për Dizajn Komunikimi ai filloi karrierën e tij si fotoreporter. Fillimisht punoi si fotoreporter në disa media të shkruara lokale dhe kombëtare (gazeta dhe revista). Aktualisht, ai është i kontraktuar për Reuters dhe mbulon ngjarje sociale, ekonomike, politike, artistike dhe sportive.

Një udhëzues se si telefonin, mjetin që e kemi gjithmonë me vete, ta përdorim edhe për tu dhënë zë situatave apo ngjarjeve në të cilat ndodhemi në një moment të caktuar.

Autor: ALEKSANDAR MANASIEV është gazetar nga Maqedonia e Veriut. Ai ka mbi 17 vite përvojë si gazetar, korrespondent dhe redaktor në median e shkruar, televizive dhe digjitale.

Ndoshta jeni mësuar me radion teksa e dëgjoni në makinë apo në aplikacionet tuaja të shkarkuara në telefon, por nëse doni të merrni njohuri në të bërit radio përmes këtij moduli do të mësoni disa sekrete në : përmbajtje, performancë dhe teknikë.

Autor: KOLORETO CUKALLI ka drejtuar për 9 vjet emisione në Radio; ka punuar mbi 10 vite në TV të ndryshme si autor programesh; ka punuar për 1 vit në shtypin e shkruar si redaktor; dhe ka shkruar si kolumnist në disa të përditshme të shtypit dhe në media online. Aktualisht, është Kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias.

Të vendosësh në ekran një lajm të rëndësishëm do të thotë të shohësh në sytë e një gazetari, mendjen e një regjisori dhe sigurisht, teknikën e dikujt që ka njohuri multimediale. Ky trajnim do të përmbajë njohuritë bazë mbi përdorimin e kamerave profesionale...

Autor: Matias Ndini ka studiuar regji filmi. Hapi studion filmike në moshën 19 vjeçare pasi punoi në studio të tjera si asistent regjie dhe “casting director”. Gjatë asaj kohe punoi si brand ambasador në dy kompani prestigjioze në Shqipëri. Sot ai merret me krijimin e filmave , dokumentarëve dhe spoteve të cilat janë me skenar dhe realizim të studios së tij.