Ç’ËSHTË FOTO GAZETARIA?

  • Foto gazetaria është forma e rrëfimit të një historie duke përdorur fotografinë si një mjet të përcjelljes së kësaj historie. Në ditët e sotme foto-gazetaria është mjaft e përdorur. Kjo edhe për shkak se jetojmë në një epokë digjitale dhe secili prej nesh zotëron një telefon smartphone ose një tablet. Duke qenë pranë një vend ngjarjeje në një kohë dhe në një moment të caktuar dhe duke përdorur telefonin mund të kthehemi në përçues të informacionit vetëm duke shkrepur foto nga vend ngjarja. Megjithatë, fakti se mund të zotërojmë një pajisje të caktuar për të shkrepur foto apo se mund të ndodhemi në një vendngjarje nga ku mund të shkrepim foto, jo domosdoshmërisht na bën të aftë për të përçuar te publiku një foto lajm.
  • Ka një ndryshim shumë parësor midis një fotografie të rastësishme dhe një foto-lajmi të përzgjedhur me kujdes. Që foto lajmi të jetë vërtet i suksesshëm ka nevojë për t’iu nënshtruar editimit, redaktimit dhe duhet të jenë në të njëjtën linjë me etikën e gazetarisë. Njëkohësisht, përmes kësaj forme gazetarie, foto reporteri duhet të jetë objektiv, i ndershëm dhe i paanshëm në atë që transmeton përmes imazheve.

Foto gazetaria në Shqipëri

FILLESAT – Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri përcjelljes së lajmit përmes fotografisë iu dha një vëmendje për aq kohë sa u pa si një mjet shumë i fuqishëm për propagandë. Detyra e fotografëve në të vërtetë ishte regjistrimi dhe dokumentimi i transformimeve të vendit ose sipas palëve të kohës, “ndërtimi i socializmit”. Pra glorifikimi i figurave dhe ideologjive të kohës përmes fotografive. POR e gjithë kjo nuk është format i një fotografie gazetareske, pasi në të nuk ka etikë, objektivitet dhe paanshmëri.

Fillesat e foto gazetarisë në Shqipëri fillojnë me zhvillimet e para politike dhe sociale në vitet 1990, kryesisht gjatë protestave të studentëve, përplasja me rregjimin dhe me fotografitë më ikonike, ato të rrëzimit të bustit të diktatorit. Më pas dokumentimi i emigracionit me anijen “Vlora”, ndjekur me ngjarjet e rënda të krizës ekonomike në vitin 1997, e për të vijuar më pas me luftën në Kosovë.

E TASHMJA – Foto-gazetaria ka evoluar. Jo vetëm që dokumenton ngjarjet, por i komunikon ato. Një fotografi e fortë nuk ilustron apo tregon thjesht lajmin, por i trasmeton lexuesit përjetimin e ngjarjes. Në të shkuarën maksimumi i publikimit të një imazhi ishte faqja e parë e një gazete apo reviste dhe rrjedhimisht në fund të ditës “lufta” bëhej për një imazh. Ndërkohë, sot të gjithë ne jemi në kërkim të historive më interesante, më njerëzore, me emocionuse e si rrjedhim ne, fotoreporterët i shkojmë gjithmonë e më në brendësi historisë, duke e treguar atë me etikë, vlera estetike dhe artistike.

Mbulimi i ngjarjes së tërmetit apo më pas të pandemisë tregon më së miri thirrjen, misionin e fotoreporterëve dhe gazetarëve në përgjithësi. Nëpërmjet imazheve, tregohej historia, informohej dhe edukohej publiku. Të gjithë kemi ndaluar përpara disa imazheve të forta dhe reflektuese.

Previous
Next

E ARDHMJA – Në qoftë se ke shumë ndjekës në Instagram, Facebook apo në çdo rrjet social, ti ske nevojë të të publikojnë, tashmë ti je i publikuar. Ka fotoreporterë që kanë më shumë ndjekës në rrjetet sociale se vetë media qe e ka kontraktuar atë për një shërbim të caktuar. Kjo sepse të gjithë kemi kuriozitetin, dëshirën për të parë më shumë nga jeta. Gazetaria, media në tërësi është gjithmonë në zhvillim. Gjithmonë shohim mënyra të ndryshme për të trasmetuar te publiku lajmin, ku herë në fokus është videoja, e herë fotoja. Por cilado të jetë, nëvoja për një gazetari të mirë është gjithnjë e në rritje.

KËSHILLA DREJT SUKSESIT

ETIKA

Sapo zgjoheni konsiderojeni veten në punë

Ndërkohë që hani mëngjesin shihni lajmet, planifikoni ditën.

Promovoje veten me modesti dhe jo arrogancë

Mos prisni t’ju japin detyra. Rroke vetë lajmin!

Krijo dhe më pas rafino stilin e vizionin tënd.

Shiko sa më shumë fotorafi.

Ndiq sa më shumë fotografë.

Fotografo sa më shumë e ndërkohë që eksperimenton do të krijosh stilin tënd.

Mbaj të drejtat e autorësisë për fotot.

Konsideroje foto gazetarinë si profesion dhe angazhohu si profesionist.

Përfshije veten në komunitetet e njerëzve të fotografisë (shoqata, klube, organizata)

Ji këmbëngulës!

Rutina ime e mbulimit të një proteste

Previous
Next

“Visual Storytelling” dhe disa këshilla

Së pari duhet thënë se ky profesion është dhe një pasion i madh, i cili kthehet në një mënyrë të jetuari

  • Fotografo sa më shumë. Mbaje aparatin  gjithmonë me vete. Gjithmonë mund të ketë mundësi për foto interesante. Gjithashtu sa më shumë fotografon aq më shumë praktikon teknika të ndryshme dhe në një pikë aparati do të duket si një shtojcë apo gjymtyrë tjetër e trupit tuaj.
  • Ne nëpërmjet imazheve tona tregojme histori. Dikush e shkruan, ne e tregojmë nëpërmjet imazheve. Nëpërmjet imazheve ne tregojmë historinë, por shprehim dhe idetë, emocionet shijen tonë estetike, por mbi të gjitha në shumë histori mund të tregojmë këndvështrimin tonë unik
  • Fotografitë duhet të jenë të thjeshta, por duhet të ngjallin kuriozitet. Të thjeshta do të thotë jo kaotike. Shikuesi duhet të kuriozohet, por në pak sekonda duhet të kuptojë mesazhin e imazhit.
  • Në një imazh duhet të ketë një koncept, sa më i thjeshtë, por me vlera estetike.
  • Kompozimi: shikuesi juaj duhet të identifikojë personazhin në tregimin tuaj dhe mesazhet që po ndërtoni rreth tyre. Duhet të dimë se cilat gjëra duhet të përfshihen ose përjashtohen nga kompozimi në mënyrë që të udhëheqim shikuesin drejt mesazheve që duam të japim.
  • Perdorimi Ngjyrave: Njihuni me rëndësinë e ngjyrave. Përdorimi i ngjyrave dhe temperaturës së duhur është një tjetër aspekt i rëndësishëm i ndërtimit të një historie. Ngjyrat e ngrohta (afër skajit të kuq të spektrit, të lidhura me zjarrin janë e kuqja, e verdha dhe portokallia) janë të lidhura me energjinë, pasionin, rehatinë dhe ndjenjat e këndshme. Ngjyrat e ftohta (fundi blu i spektrit, i lidhur me akullin, vjollcë dhe blu) mund të krijojnë ndjenja qetësie dhe trishtimi.

Është e rëndësishme që të kemi sa më shumë informacion mbi historinë dhe më pas nëpërmjet teknikave, elementeve estetike dhe artistike të tregojmë historitë në mënyrën sa më tërheqëse të mundshme.

SHKO, SHIKO, TREGO

Hyr