FILLESAT – Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri përcjelljes së lajmit përmes fotografisë iu dha një vëmendje për aq kohë sa u pa si një mjet shumë i fuqishëm për propagandë. Detyra e fotografëve në të vërtetë ishte regjistrimi dhe dokumentimi i transformimeve të vendit ose sipas palëve të kohës, “ndërtimi i socializmit”. Pra glorifikimi i figurave dhe ideologjive të kohës përmes fotografive. POR e gjithë kjo nuk është format i një fotografie gazetareske, pasi në të nuk ka etikë, objektivitet dhe paanshmëri.
Fillesat e foto gazetarisë në Shqipëri fillojnë me zhvillimet e para politike dhe sociale në vitet 1990, kryesisht gjatë protestave të studentëve, përplasja me rregjimin dhe me fotografitë më ikonike, ato të rrëzimit të bustit të diktatorit. Më pas dokumentimi i emigracionit me anijen “Vlora”, ndjekur me ngjarjet e rënda të krizës ekonomike në vitin 1997, e për të vijuar më pas me luftën në Kosovë.
E TASHMJA – Foto-gazetaria ka evoluar. Jo vetëm që dokumenton ngjarjet, por i komunikon ato. Një fotografi e fortë nuk ilustron apo tregon thjesht lajmin, por i trasmeton lexuesit përjetimin e ngjarjes. Në të shkuarën maksimumi i publikimit të një imazhi ishte faqja e parë e një gazete apo reviste dhe rrjedhimisht në fund të ditës “lufta” bëhej për një imazh. Ndërkohë, sot të gjithë ne jemi në kërkim të historive më interesante, më njerëzore, me emocionuse e si rrjedhim ne, fotoreporterët i shkojmë gjithmonë e më në brendësi historisë, duke e treguar atë me etikë, vlera estetike dhe artistike.
Mbulimi i ngjarjes së tërmetit apo më pas të pandemisë tregon më së miri thirrjen, misionin e fotoreporterëve dhe gazetarëve në përgjithësi. Nëpërmjet imazheve, tregohej historia, informohej dhe edukohej publiku. Të gjithë kemi ndaluar përpara disa imazheve të forta dhe reflektuese.
E ARDHMJA – Në qoftë se ke shumë ndjekës në Instagram, Facebook apo në çdo rrjet social, ti ske nevojë të të publikojnë, tashmë ti je i publikuar. Ka fotoreporterë që kanë më shumë ndjekës në rrjetet sociale se vetë media qe e ka kontraktuar atë për një shërbim të caktuar. Kjo sepse të gjithë kemi kuriozitetin, dëshirën për të parë më shumë nga jeta. Gazetaria, media në tërësi është gjithmonë në zhvillim. Gjithmonë shohim mënyra të ndryshme për të trasmetuar te publiku lajmin, ku herë në fokus është videoja, e herë fotoja. Por cilado të jetë, nëvoja për një gazetari të mirë është gjithnjë e në rritje.
Sapo zgjoheni konsiderojeni veten në punë
Ndërkohë që hani mëngjesin shihni lajmet, planifikoni ditën.
Promovoje veten me modesti dhe jo arrogancë
Mos prisni t’ju japin detyra. Rroke vetë lajmin!
Krijo dhe më pas rafino stilin e vizionin tënd.
Shiko sa më shumë fotorafi.
Ndiq sa më shumë fotografë.
Fotografo sa më shumë e ndërkohë që eksperimenton do të krijosh stilin tënd.
Mbaj të drejtat e autorësisë për fotot.
Konsideroje foto gazetarinë si profesion dhe angazhohu si profesionist.
Përfshije veten në komunitetet e njerëzve të fotografisë (shoqata, klube, organizata)
Ji këmbëngulës!
Së pari duhet thënë se ky profesion është dhe një pasion i madh, i cili kthehet në një mënyrë të jetuari
Është e rëndësishme që të kemi sa më shumë informacion mbi historinë dhe më pas nëpërmjet teknikave, elementeve estetike dhe artistike të tregojmë historitë në mënyrën sa më tërheqëse të mundshme.
SHKO, SHIKO, TREGO
Sheshit është një platformë kursesh online e krijuar nga Citizens Channel me mbështetjen e programit “Media for All” , financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
© 2021 Designed by Elsa Paja and Created by Giljana Limani. All Rights Reserved.