Bashkohu

“Një shesh virtual për të ndarë ide dhe eksperienca”

“Sheshit’ është një hapësirë trajnimi online, që ka lindur si nismë e Qendrës “Citizens Channel”, e cila ka si synim të forcojë kapacitetet e gazetarëve, aktivistëve dhe qytetarëve duke krijuar kështu një komunitet dinamik të individëve të aftë që do të kontribuojnë në formësimin e një shoqërie demokratike duke rritur llogaridhënien dhe duke promovuar vlerat e demokracisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Si të bëhesh pjesë e Sheshit?

Për të krijuar një llogari duhet të klikoni në butonin “regjistrohu” llogaria mund të aktivizohet nëpërmjet gmail dhe "Facebook".

Kurset mund të plotësohen online, në çdo kohë e në mënyrë të pavarur, profili juaj do të ruajë progresin tuaj në kurs sa herë logoheni nëpërmjet llogarisë.

Pas plotësimit të secilit prej moduleve ju mund të bëheni pjesë e sistemit të Certifikatave elektronike, që vërtetojnë plotësimin me sukses të kursit.

Certifikata do të plotësohet online dhe do të dërgohet automatikisht në adresën tuaj e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformën Sheshit.

Për çdo pyetje, paqartësi dhe asistencë teknike ju lutem kontaktoni në adresën:
citizenschannel@hotmail.com

Çdo kurs në Shesh është falas, në vijim, platforma Sheshit, do i mundësojë përdoruesve blerjen e pajisjeve shtesë, duke kërkuar kontributin e tyre për realizimin e kurseve të tjera që do të ofrohen falas për të gjithë përdoruesit.