AKTIVIZMI KOMUNITAR

Aktivizmi duhet të marrë formën e subjekteve që e zhvillojnë atë dhe të konteksteve specifike në të cilat zhvillohet. Nuk ka një formë apo teori të gjithëpranuar sesi duhet të zhvillohet aktivizmi. Çdo përpjekje për të dhënë një të tillë rrezikon ta kufizojë atë.

 

Të vetëdijshëm për këtë, po japim nje përkufizim të përgjithshëm dhe fillestar të aktivizmit si një shtysë jashtë institucionale për akte të cilat prodhojnë subjekte të reja shoqërore dhe synojnë të ndryshojnë gjendjen ekzistuese të institucioneve shoqërore. Kur e përkufizojmë dhe flasim për të na duhet gjithnjë të ruajmë të hapur mundësinë që format e tij ende nuk janë shteruar.

 

Nga perspektiva e institucioneve dhe gjendjes së gjërave, aktivizmi i vërtetë shfaqet gjithnjë beftazi, si një (ar)mik i paftuar dhe gjithnjë i paparashikueshëm. Aktivizmi është gjithnjë kronikë e një veprimi apo organizimi të paparalajmëruar.

 

Po ashtu, nëse është i qëndrueshëm ka dy efekte kryesore shoqërore, nga njëra anë prodhon një ose shumë subjekte të reja shoqërore që e zhvillojnë atë dhe nga ana tjetër ndikon në ndryshimin e institucioneve shoqërore ndaj të cilave vepron.

Kur pjesë të shoqërisë nuk merren në llogari nga autoritetet përfaqësuese të tyre, kur kërkesat dhe nevojat e të rinjve, grave, punëtorëve, të papunëve, romëve, artistëve, etj, nuk numërohen e adresohen, ajo tokë e shkretë kthehet në një ‘tokë e begate’ për aktivizmin. Për Grupin ATA , aktivizmi ka lindur si nevojë për qytetin; për qytetin si një hapësirë publike për manifestimin e jetëve dhe talenteve njerëzore.

 

Në kushtet kur qytetit të Kamzës i mungojnë hapësirat publike kulturore dhe rekreative, ne e kemi nisur aktivizmin pikërisht për t’i krijuar për nga fuqitë tona këto hapësira, për t’i manifestuar ato publikisht dhe përmes tyre për të kritikuar boshatisjen apo moskrijimin e tyre nga autoritetet lokale. Ky angazhim na ka stërvitur me praktika nga më të ndryshmet të aktivizmit si një domosdoshmëri për të mos mbetur vetëm viktima që pësojnë politikat e institucioneve që kemi mbi kokë.

 

Nga 8 vite angazhim kemi nxjerrë shumë mësime për të cilat nuk kemi qenë aspak të vetëdijshëm paraprakisht. Këto mësime do të tentojmë t’i grupojmë më poshtë me ilustrimet dhe shembujt përkatës nga praktikat tona duke qenë se mendojmë se mund t’u shërbejnë aktivistëve të rinj që po përpiqen apo mendojnë të angazhohen më sistematikisht. Po ashtu, mund të shërbejnë edhe për të komunikuar me forma të tjera të aktivizmit ekzistues, për të bërë krahasime e për të zhvilluar më tej mendimin dhe praktikën e aktivizmit në vendin tonë.

KOLEKTIVI DHE QENDRA

Në përvojën tonë jemi nisur nga premisa se aktivizmi është akt kolektiv. Prandaj edhe përkufizimi i mësipërm i shkon përshtat kësaj qasjeje që ndjekim. Angazhimin nuk e shohim si veprim individual (edhe pse jemi të vetëdijshëm se mundet të jetë edhe i tillë), por si organizim dhe manifestim i një subjekti kolektiv. Kështu, përgjatë aktivizmit na është dashur të ndërtojmë kolektivin dhe vendin e mbrujtjes së tij. Jemi përpjekur që organizimi i kolektivit të jetë një marrëdhënie e lirë mes individëve brenda tij. Për këtë arsye grupin e kemi mbajtur si një organizim informal, në mënyrë që të formësohej nga dëshirat, kërkesat dhe nevojat e aktivistëve dhe jo nga një strukturë formale organizative e cila do t’i mbivendosej grupit.

 

Një organizim i tillë informal mendojmë se është më elastik duke lënë mundësinë e shndërrimit të tij në varësi të angazhimeve, pa u bërë sedentar apo i tkurrur nga formalitete statutore. Ky karakter informal i organizimit lidhet edhe me kontekstin shoqëror të Kamzës ku shumica e banorëve të saj janë vendosur këtu në mënyrë informale dhe një pjesë e mirë vazhdojnë të jetojnë me peripecitë e informalitetit. Duke menduar gjithnjë mungesën e përvojave kolektive në qytet dhe domosdoshmërinë e krijimit të tyre për të dalë nga mbyllja private, kolektivin nuk e kemi strukturuar sipas hierarkive për ta lënë gjithnjë të lirë dhe të hapur mundësinë e afrimit dhe angazhimit të të tjerëve sipas dëshirave dhe mundësive të tyre.

 

Sajë këtij organizimi horizontal e barazitar aktivistët nuk i janë qasur angazhimit si të jetë angazhim në grupin e dikujt tjetër që është si pronar i tij. Përpjekja është që aktivistët t’i qasen angazhimit të tyre si angazhim vullnetar dhe jo përgjegjësi instancash hierarkike apo përvetësim kompetencash. Falë kësaj qasjeje përbërja e grupit ka qenë heterogjene, duke bërë pjesë të tij nxënës gjimnazesh, studentë, vajza dhe gra, punëtorë dhe të papunë, komunitete lokale të Kamzes e me tej, me besime fetare, përkatësi shoqërore dhe preardhje krahinore nga më të ndryshmet që reflektojnë edhe përbërjen e qytetit.

Kushti i domosdoshëm material për mbarëvajtjen e këtij kolektivi informal ka qenë garantimi i një hapësire për mbledhjen dhe organizimin e tij. Në këto vite të angazhimit qendra jonë ka ndryshuar shpesh vendndodhje, por gjithnjë ka shërbyer si një qendër e hapur jo vetëm për aktivistët e grupit, por për të gjithë qytetin. Qendra është hapur jo si një hapësirë strehimi dhe shmangieje nga qyteti, por si çelja e një hapësirë të re të qytetit. Qasja ndaj qendrës ka qenë ajo e ndërtimit të një hapësire publike dhe jo e një zyre shërbimesh private.

Brenda saj jemi siguruar të ndërtojmë infrastrukturën bazë që mundëson mbledhjen dhe organizimin e aktiviteteve: hapësirë për t’u mbledhur, pajisjet e domosdoshme teknologjike si kompjuterat, printerat e të tjera të ngjashme, një bibliotekë me libra dhe një arkivë të angazhimit të grupit.

 

Nxënësit dhe studentët kanë mundur ta shfrytëzojnë për të marrë e lexuar libra, ndërsa organizime të tjera shkollore dhe publike për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Përpjekja është që qendra të funksionojë si një topos, vend, adresë në qytet për ata që duan një hapësirë të lirë publike dhe ku të munden t’i japin asaj formën që dëshirojnë.

 

Një qendër e qëndrueshme arrin të mundësojë edhe kushtet për një kolektiv të qëndrueshëm, të cilit i bashkohen vazhdimisht individë të rinj.

MJETET E NJOHJES DHE VEPRIMIT

Me kolektivin dhe qendrën tonë i jemi qasur qytetit në forma e praktika nga më të ndryshmet varësisht nga idetë dhe problematikat me të cilat jemi ndeshur. Lipset gjithnjë një qasje në kërkim të vazhdueshëm të mënyrave të reja të të vepruarit e rezistuarit.

 

Mjetet që vendosen të përdoren mund të huazohen nga disiplina nga më të ndryshme për të mësuar më shumë prej tyre dhe njëkohësisht për të zbuluar edhe talente e prirje të fshehura sajë eksperimentimit me to. Mjetet nuk janë kurrë veç instrumente pasive, por mënyra përmes të cilave njohim më mirë dhe kultivojmë prirjet, talentet dhe kapacitetet të cilat nuk mund t’i njohim para përdorimit të këtyre mjeteve. Boshllëku i madh në qytet për zhvillimin e formave, talenteve dhe manifestimeve të ndryshme shoqërore në të ka ndikuar që edhe qasja jonë të sprovojë sa më shumë disiplina dhe forma të ndryshme të të njohurit dhe vepruarit.

Për mbarëvajtjen e qendrës tonë kanë kontribuar jo vetëm aktivistët e grupit, por edhe familjarët e tyre, qytetarë që kanë dëshiruar të ndihmojnë dhe organizata që kanë qenë të hapura për mbështetjen e hapësirave të tilla. Mbështetja më e madhe financiare dhe logjistike ka ardhur nga organizata financuese dhe projekte me të cilët kemi bashkëpunuar. Duke vazhduar ta ruajmë lirinë e vendimmarrjes dhe organizimit, jemi siguruar gjithnjë që të bashkëpunojmë me organizata të tjera, por pa u bërë pjesë e strukturave të tyre.

 

Po ashtu, në projektet bashkëpunuese jemi bërë pjesë vetëm kur e kemi vendosur se përmes tyre adresojmë dhe avancojmë kërkesat dhe shqetësimet tona. Kjo marrëdhënie barazie na ka ndihmuar të vendosim marrëdhënie mirëbesimi me organizata dhe institucioneve të tjera mbështetëse pikërisht sajë faktit se e kemi ruajtur pavarësinë tonë. Nuk mundet të mbahet e gjallë dhe dinamike një qendër e cila është plotësisht e varur nga palë të jashtme për zhvillimin e aktiviteteve të saj. Mbështetje shtesë mund të sigurohet nga të tjerët, mirëpo të tjerët nuk mund të zëvendësojnë punën krijuese dhe organizative që duhet ta bëjnë vetë aktivistët e një qendre komunitare. Qendra ekziston pikërisht për të siguruar mundësinë për kultivimin e autonomisë dhe krijimtarisë së aktivistëve të saj.

Një ndër to ka qenë antropologjia, përmes të cilës mësojmë t’i njohim jetët njerëzore si kuptimplota, për të kuptuar traditat e ndryshme që banojnë qytetin, për të njohur raportin me arkitekturën, urbanistikën, natyrën, sferën private, kujtesën kolektive, përthyerjen e ligjit dhe mungesës së tij në jetën e tyre, ëndrrat dhe përditshmëritë e banorëve.

 

Lagjeve, banorëve dhe problematikave të tyre jemi përpjekur t’u afrohemi fillimisht përmes antropologjisë, për t’u siguruar që si fillim e shohim qytetin nga përvojat e qytetarëve dhe jo nga ajo e institucioneve. Po ashtu, jemi përpjekur që as mos t’i përkufizojmë përvojat e qytetarëve përmes mbivendosjes së perceptimeve tona paraprake. Edhe në tekstet gazetareske që kemi publikuar, këto lente etnografike shërbejnë që botëkuptimi i qytetarëve dhe konteksti në të cilin ata jetojnë të dalë më së pari në pah. Sajë antropologjisë qytetarëve nuk u jemi qasur si viktima të institucioneve, por si subjekte që në mënyrat e tyre japin dorë në mbarëvajtjen apo në rezistencën ndaj këtyre
institucioneve.

 

Për ta ilustruar me një shembull tjetër praktikimin e antropologjisë po tregojmë rastin e Valiasit. Kur në vitin 2020 u bë e ditur që disa pallate në qendër të kësaj lagjeje do të shembeshin si pjesë e projekteve të rindërtimit pas tërmetit dhe se shumë qytetarë ishin të panikosur nga ky lajmërim, vendosëm të ndjekim më nga afër si ngjarje. Mirëpo, si fillim, para se të binim pre e pretendimeve për ofrimin e zgjidhjeve të shpejta e për ndihma imediate që mund t’u jepnim banorëve, vendosëm që të njohim zonën. Para se të organizonim takimet e para me banorët, e kemi vizituar zonën duke takuar individualisht qytetarë dhe duke i pyetur mbi përvojën e tyre në Valias, historikun e zhvendosjes, problemet me jetesën dhe mënyrën sesi u janë qasur institucionet atyre. Kjo njohje paraorganizative dhe etnografike me lagjen na ka ndihmuar që edhe të kishim kontaktet e mjaftueshme për të organizuar një takim kolektiv mes banorëve, edhe për të qenë në dijeni të problematikave të tyre, por edhe për të qenë më të vetëdijshëm për mundësitë tona për t’u bërë krah për ta.

Falë antropologjisë kemi kuptuar se realiteti shoqëror në Kamëz është shumë kompleks, pjesërisht për shkak të ndërtimit të beftë të tij, jashtë planifikimeve qëndrore (i vetmi qytet i ndërtuar pas 90’) dhe sajë prejardhjeve të ndryshme të banorëve. Me lentet e antropologjisë qyteti na del të jetë shumë më shtresor dhe dinamik sesa duket në pamje të parë. Qyteti nuk duhet të qaset si një rrëmujë e paformë të cilës nuk ka se çfarë t’i njihet, por t’i hulumtohen format e tij latente ku dalin në pah mënyrat sesi qytetarët i janë raportuar problematikave të tyre.

Një praktikë tjetër e cila i shkon përshtat aktivizmit është gazetaria. Kamzës i mungon një gazetë lokale dhe gazetën Nyje.al e kemi krijuar pikërisht si gazetën e parë lokale të pavarur në qytet. Gazetaria na ka mësuar sesi ndiqet një ngjarje me rigorozitet, se çfarë duhet ndarë publikisht si e rëndësishme me qytetarët, dhe se çfarë lloj gazetarie duhet në një qytet pa praktikë gazetarie. Në mungesë të raportimeve mediatike lokale nga Kamza, nyje.al synon jo vetëm raportimin e ngjarjeve nga qyteti, por edhe ofrimin e një tabloje më të pasur të asaj që ne kemi konsideruar të rëndësishme për të ndjekur banorët e saj.

 

Gazeta mund të shërbejë si një galeri e gjerë dhe e imët e qytetit me shumë profile qytetarësh, përshkrime lagjesh, përpilime historish lokale, fotografi, video e raportime që nxjerrin në dritë cepa të lënë në errësirë nga mungesa e mediave lokale. Ky proces gazetaresk shërben edhe si një platformë për të stërvitur vetveten në përdorimin e gjuhës, shkrimin e saj, hartimin e reflketimeve dhe analizave në lidhje me qytetin. Për të gjithë aktivistët e grupit gazeta ka qenë një platformë e cila ka thërritur për të sprovuar adresimin publik të zërit dhe shqetësimeve tona dhe për të krijuar një gjuhë komunikimi të përbashkët me banorët.

Përpos qasjes etnografike dhe gazetareske, praktikat e ndryshme estetike zënë shumë vend në aktivizëm, sa prej vitesh tashmë po përdoren gjithnjë e më shumë terma të rinj si ‘aktivizmi kreativ’ ose ‘artivizmi’.

 

Bërja e një akti si vepër arti dhe bërja e artit si akt politik e publik i jep një tjetër përmasë angazhimit duke mundësuar zgjerimin e imagjinatës së aktivistëve dhe eksplorimin e zonave dhe mjeteve të reja të ndërhyrjes në sferën publike. Arti nga njëra anë sprovon aktivistët në krijimtarinë e tyre dhe nga ana tjetër i qaset qytetarëve si qenie estetike dhe jo qenie instrumentale. Falë kësaj, arti shërben si një ndërmjetësues mes njerëzish të lirë, ku si
aktivistët ashtu edhe qytetarët i raportohen njëri-tjetrit si të tillë në momentin kur zhvillohet akti si art dhe arti si akt.

 

Eksperimentimi me artin mund të marrë forma nga më të parashikueshmet dhe ndër to ne kemi provuar disa sosh të cilat i kemi bërë pjesë të mënyrës tonë të të angazhuarit dhe manifestuarit.

Takimet letrare janë zhvilluar ndër vite në qendrën tonë duke ftuar botues, autorë, përkthyes e publicistë të ndajnë në diskutim me aktivistët arsyet dhe rëndësinë e botimeve të tyre. Këto takime kanë shërbyer për të diskutuar botimet që ne i kemi parë me vlerë nga ato që janë bërë vitet e fundit: përmbledhje poetike, diskutime mbi arkitekturën, ditare të grave të angazhuara në historinë e vendit, etj. Më specifikisht, në raport me poezinë dhe letërsinë ndjeshmëria jonë ka qenë më e madhe për shkak të kërkimit të një gjuhe intime dhe publike njëkohësisht, të një gjuhe që e trajton gjënë intime si me rëndësi publike dhe shqetësimit publik i jep një trajtim intim. Letërsia na ka ndihmuar të lexojmë kolektivisht, të njohim procesin intim të krijimit nga rrëfimet e autorëve dhe të njohim e të lidhemi me ata autorë e botime që tentojnë të na flasin.

Mësipër kemi rreshtuar mënyrat dhe mjetet e ndryshme të të angazhuarit, mirëpo asnjëherë nuk duhet harruar se përballja me institucionet është e domosdoshme përsa kohë veprimet e tyre mbysin hapësirat, liritë dhe kapacitetet e qytetarëve. Përballë tyre mund të reagojmë përmes protestës nga jashtë dhe përmes ndërhyrjeve institucionale nga brenda.

 

Protestat do të shfaqen gjithnjë kur institucionet janë boshatisur nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe kur politikat e tyre i zënë gafil qytetarët. Në kushte befasie, gjithnjë do të ketë protesta. Mirëpo, duke qenë se befasia shpesh shkakton panik dhe paranojë, mbështetja që aktivistët mund t’u japin protestave është ajo adresimit të kërkesave të tyre edhe jashtë e pas protestës, përmes mediave, njoftimit të qytetarëve të tjerë dhe angazhimit juridik për adresimin e problemit të tyre.

 

Mediatizimi tërheq vëmendjen e qytetarëve dhe institucioneve të tjera, duke e kthyer çështjen në temë qëndrore diskutimi dhe përplasjeje ku bëhet i pashmangshëm adresimi i saj, ndërsa ndërhyrjet legjislative mund të gjejnë hapësira për ndjekjen e rastit nga përbrenda institucioneve. Për shembull, Bashkia Kamëz nuk e ka bërë transparente online vendimet e
saj siç ia detyrojnë ligjet.

Mirëpo, nëse në takime letrare e kulturore arti diskutohet më shumë sesa zhvillohet, aktet performative janë ato ku
arti shpaloset. Përmes akteve performative kemi bërë eksplorimin e raportit të qytetarit me institucionet dhe qytetin, po ashtu raportin tonë si aktivistë me ta dhe mundësitë për krijimin e akteve dhe frazave të reja për të ndërhyrë në qytet. Këto akte performative kanë përfshirë kinemanë, videon, performancat, instalacionet, mes shumë të tjerave. Në disa prej rasteve kanë qenë performanca publike e në raste të tjera kanë qenë mjete proteste.

 

Ndër artet e përdorura, praktika me teatrin ka qenë më e qëndrueshmja, entuziastja dhe ambiciozja. Teatri të mundëson të mbledhësh një kolektiv për realizimin e tij, të mendosh kolektivisht sesi organizohet një akt, dhe të mundëson përreth vetes një publik të ri të parashikueshëm lagjeve të qytetit ku mund të improvizosh skenën. Teatri është një ngjarje estetike, mirëpo mundet shumë mirë të bëhet pjesë e pasurojë aktet politike. Duam të japim si ilustrim mënyrën sesi shfaqja “Armiku i Popullit” e autorit Henrik Ibsen është inskenuar nga grupi jonë bri lumit Flim në Zall Gjoçaj të Matit, ku banorët e fshatit kanë ndjekur shfaqjen dhe pastaj u janë bashkuar thirrjes së personazheve për t’i ndjekur dhe për të bërë një akt politk në digën e HEC-it që u ka vjedhur ujin e pishëm e të vaditjes.

Kjo e bën të vështirë monitorimin e Bashkisë nga institucionet, mediat, aktivistët dhe qytetarët e interesuar. Përmes përdorimit të ligjeve për të drejtën e informimit dhe institucionit të komisionerit që ka për detyrë zbatimin e këtij ligji, po përpiqemi ta detyrojmë Bashkinë t’i përmbushë këto detyrime të saj duke fituar disa procese kontestimi. Njohja e mirë e institucioneve dhe legjislacionit na tregon se ia vlen të kërkohen brenda institucioneve shtigje të angazhimit, për të mos mbetur vetëm në protestat jashtë tyre. Duke u munduar që ta sigurojmë këtë edhe për qytetarë të tjerë përpos atyre që protestojnë, grupi Ata ka themeluar edhe klinikën ligjore ‘Kujri’ për t’u siguruar qytetarëve të Kamzës këshillime juridike pa pagesë për problematikat me të cilat ata përballën me insti-
tucionet.

Me shembujt e mësipërm shpresojmë të dalë e qartë çelnaja e aktivizmit ku mund të mobilizohen disiplina, talente, kapacitete e praktika nga më të ndryshme për t’u dhënë zë qytetarëve, për t’ua zgjeruar hapësirën e veprimit, dhe për t’i bërë institucionet gjithjë e më të ndjeshme ndaj veprimeve, kërkesave dhe nevojave qytetare. Kjo formë e angazhimit nuk të bjerr, mërzit apo dëshpëron, por të fton gjithnjë për ta qasur nga kënde të reja e me mundësi të reja hapësirën publike. Komuniteti ndihet me dinjitet përballë tyre dhe ndihet i ftuar si i barabartë në aktivizmin që po dëshmon ose në të cilin është vetë i përfshirë. Kjo përvojë mundëson kalimin nga urrejtja në entuziasëm dhe nga indiferenca në magjepsje. Aktivizmi është përpjekja për të sendërtuar akte dhe forma të reja të jetës kolektive emancipuese dhe barazitare, përtej imagjinatës së institucioneve, dhe të cilat në këtë mënyrë bëhen pjesë e pareduktueshme e qytetit. Synimi i aktivizmit është që njohja, veprimi, dhe krijimtaria kolektive të bëhen më të fuqishme sesa gara për karriget sedentare të institucioneve.

Hyr