Arti është një nga mënyrat më të mira për të komunikuar dhe emancipuar shoqërinë. Në këtë modul arti do të shikohet si një formë krijuese për të protestuar, përmes ndikimit që ka grafika, fotografia dhe instalacionet. Përpos njohjes me detaje historike të zhvillimit të grafikave në protesta, ju do të keni mundësi të kuptoni më në detaje procesin e realizimit të tyre dhe se si ato mund të adresojnë një kauzë të caktuar për një publik të gjerë.
Autore: Natasha Paja
Është artiste vizuale. Aktualisht punon si grafik dizajnere, ndërkohë gjithashtu merret me pikturë dhe fotografi.
Si ta dalloni një kauzë nga të tjerat dhe ta bëni atë më vizuale, me mesazhe konkrete dhe që i drejtohet drejtpërdrejt një grupi të caktuar? Ekipi i të rinjve nga Qëndresa Qytetare sjellin eksperiencën e tyre në artikulimin e një serë kauzash me fokus sistemin arsimor. Do të keni mundësi të përftoni këshilla, orientim drejt hapave konkretë që duhet të ndiqni për të bërë të zëshme një kauzë, duke qenë kreativë dhe në të njëjtin hap me zhvillimet e fundit të aktualitetit.
Autor: Migen Qiraxhi
Është arkitekt. Ai jep kontributin e tij si aktivist prej 2011-ës dhe drejtues i Qëndresës Qytetare, organizatë me fokus arsimin e lartë.
Në këtë modul do të shihni më në detaje se si mund të krijoni dhe zhvilloni aktivizëm me bazë komunitare. Për "Grupin ATA" aktivizmi në Kamëz ka lindur si një nevojë për qytetin, nevojë për hapësirë publike, për kulturë, art, talente njerëzore. Mungesa e këtyre infrastrukturave në qytet solli nevojën e një manifesti publik për të kritikuar autoritetet lokale e për të mos mbetur vetëm viktima të politikave institucionale. Shembuj motivues dhe praktika koherente do ti gjeni në modul përmes eksperiencave të përjetësuara.
Autor: Grupi ATA
Është kolektiv aktivistësh i themeluar në vitin 2014 në Kamëz nga të rinj e të reja që jetojnë dhe punojnë në këtë qytet.
E drejta për tu informuar vjen e plotësuar në një panoramë më të gjerë përmes modulit “Aktivizmi dhe Ligji”. Përmes këtij moduli ju do të mundeni të njiheni me raste praktike se si mund të bëhet aktivizëm duke qenë konform ligjit. Ju do të mund të njihni procese të rëndësishme sikurse dërgimi i një kërkese për informacion, njohuri mbi ligjin e të drejtës për informim, procesin i ankimimit pranë Komisionerit dhe një serë fazash të tjera që ndihmojë kauzën tuaj.
Autore: Dorina Ndreka Asllani
Prej vitit 2005 është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ushtron profesionin e avokatisë, si profesioniste e lirë, me fokus të veçantë në çështjet strategjike mjedisore.
Teksa jeni njohur me format e ndryshme të aktivizmit dhe se si mund të përçoni kauzat tuaja sa më pranë qytetarëve, në këtë modul do të mund të kuptoni se ç’rol luan gazetaria në këtë proces. Raportimi gazetaresk konsiderohet të jetë objektiv, i paanshëm e në raste të tjera gazetari kthehet në një tabelë qitjeje në punën e tij si subjektiv. Mirëpo, a mundet gazetari të shkëputet nga ngjarja duke mos mbajtur asnjë pozicion? A është e lehtë të ruash balancën, veçanërisht kur komuniteteve të caktuara ju shkelen të drejtat e njeriut? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të mund ti mësoni përmes këtij moduli.
Autor: Ervin Goci
Lektor pranë Departamentit të Gazetarisë Dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës.
Sheshit është një platformë kursesh online e krijuar nga Citizens Channel me mbështetjen e programit “Media for All” , financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
© 2021 Designed by Elsa Paja and Created by Giljana Limani. All Rights Reserved.