GRAFIKAT NË AKTIVIZËM

“Të krijosh është të rezistosh”, na thotë Gilles Deleuze.

E që të krijosh duhet të kesh ide. E kur kemi ide, kemi një perceptim të ri të gjërave, një gjendje ndryshe.

Në kushtet ku liria e të shprehurit është e shtypur, media është e kapur, arti shërben si një nga mënyrat më të mira për të komunikuar, emancipuar. Vetë roli i artistit në shoqëri është të mos jetë indiferent ndaj të shëmtuarës.

Format e artit të protestuarit janë të shumta. Kemi grafitin, fotografinë, videon, instalacionet, pikturën, performancën etj. Një nga mediumet më të zakonshme për artin e të protestuarit është krijimi i grafikave si një formë të drejtpërdrejtë komunikimi.

Kjo formë është më e përdorura pasi ka ndikim të menjëhershëm te njerëzit, mesazhi zgjat dhe mund të përthithet shumë më lehtë.

Grafikat politike janë vepra krijuese të prodhuara nga aktivistët dhe lëvizjet shoqërore apo edhe nga një përson që i bashkohet nje proteste. Arti i protestës vepron si një mjet i rëndësishëm për të ndikuar në ndërgjegjen shoqërore, për të krijuar lidhje komunikuese mes njerëzve. Lëvizjet shoqërore prodhojnë vepra të tilla si grafika, pankarta, postera dhe materiale të tjera të shtypura që përdoren për të përcjellë një cështje ose një mesazh të caktuar. Shpesh, një art i tillë përdoret si pjesë e demonstratave ose akteve të mosbindjes civile. Dizajni dhe ndërtimi i një baneri varet nga qëllimi i tij. Një baner mund të jetë i disponueshëm për vetëm një aktivitet ose mund të bëhet për përdorim për disa aktivitete.

 

A fuqizon grafika?

Në skenarët më të suksesshëm, arti përsëritet dhe mesazhi i tij shumëfishohet ndërsa energjia dhe entuziazmi për kauzën përshkallëzohet për të sjellë ndryshime domethënëse.

Historiku i grafikave

Që me lindjen e revoltave dhe kryengritjet e njerëzve, arti vizual ka qënë i pranishëm, fillimisht me praninë e simboleve më pas duke u bërë më i drejtpërdrejt me fjalë dhe imazhe. Posterat janë përdorur vazhdimisht si një formë e fuqishme proteste dhe një simbol për të shprehur revoltën dhe pakënaqësinë. Historia e posterave të protestës daton në shekullin e XVI-të kur Martin Luteri dhe anëtarët e Reformacionit Protestant postuan 95 Tezat e Luterit në dyert e kishës.

 

Mesazhi komunikoi një pakënaqësi dhe në fund provokoi një ndarje brenda fesë. Ndërsa ky interpretim kërkon një riformulim, nuk është e vështirë të imagjinohet se si posteri është provuar të jetë një mjet i fuqishëm për të përforcuar zërin e dikujt në një komunitet. Shpesh anonime dhe për një moment specifik në kohë, afati i ruajtjes së posterave mund të mos jetë i gjatë, por ndikimi (negativ ose pozitiv) shpesh merret si një kritikë e ashpër ose thirrje për armë në varësi të strukturave të pushtetit që sfidohen.

Historia e letrës është gjithashtu e lidhur ngushtë me historinë e artit protestues. Ndërsa mediumi ka qenë i disponueshëm për artistët dhe artizanët për shekuj me radhë, përparimet teknologjike në shekullin e XIX-të e bënë letrën të disponueshme dhe të lirë për shkak të makinerive të prodhimit të letrës me avull. Ndërsa ka pasur shumë artistë që kanë përdorur artin e tyre për të protestuar si Goya, Pikaso apo Daumier, ne priremi t'i lidhim posterat e protestës me ngjarje të rëndësishme kulturore.

FORMAT E GRAFIKAVE TË PROTESTUARIT

Pankarta

Duke përdurur një pankartë me formë dhe përmbajtje të njëjtë na bën të kuptojmë se nuk jeni vetëm dhe kjo është e rëndësishme, një ndjenjë solidariteti që fuqizon. Shumë njerëz që nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht tregojnë mbështetje për kauzën, si në rastin “Unë jam Teatri”. Kjo pankarte duke u shpërndarë masivisht nga individë të ndryshëm, sidomos në rrjetet sociale, bëri që akoma më shumë njerëz të vihen në dijeni për çështjen dhe të solidarizohen.

Banderola (baneri)

Është gjithashtu shpesh e përdorur në protesta. Ajo bëhet parulla kryesore, jo vetëm që është më e madhja, por edhe përmban mesazhin kryesor të protestës. Shpesh gjatë hapjes së protestës kur bëhet marshimi është e nevojshme që të jetë, pasi ajo i mbledh njerëzit dhe nga distanca fton njerëzit e tjerë
të përfshihen në protestë.

Materiale alternative

Nuk është e thënë që gjithmonë mesazhi për një protestë të paraqitet në një cope letre apo kartoni, duke qenë edhe më kreative mund të përdoren edhe mjetë të tjera si në shembullin përbri. 

Muralet

Kanë efektin pozitiv se ato mund të jenë shumë më jetëgjatë dhe të arrijnë të shikohen nga një numër i madh njerëzish.
Duke qenë se muralet do të qëndrojnë nëpër hapesirat urbane apo edhe rurale, është e rëndësishme që mesazhi të jetë më i drejtpërdrejtë, i qartë dhe i plotë. Muralet gjithashtu është mirë të jenë edhe më kreative dhe estetike, duke qënë se ato mund të jenë në siperfaqet e mureve për një kohë të gjatë dhe që të mos krijojnë bezdisje te njerëzit. Megjithatë më e rëndësishme është mesazhi.

Grafikat apo ilustrimet që më së shumti vijnë nga dizajnerat apo artistët vizualë janë një mjet i mirë për të përcjellë mesazhin shpejt. Ato mund të jenë digjitale apo print.

ÇFARË DUHET TË KEMI PARASYSH KUR DUAM TË BËJMË NJË PANKARTË?

Lexueshmëria

Pankarta duhet të jetë e lexueshme për sa më shumë njerëz e për këtë është e nevojshme të shihet edhe nga distanca. Bëni provë duke mbajtur një farë distance nga pankarta juaj për të parë nëse është mirë madhësia e materialit të përdorur. Prandaj, duke qëne sa më shumë konçizë dhe duke eliminuar fjalët apo elementët e tepërt kemi mundësi t’i japim materialit tonë hapësirën e nevojshme dhe madhësinë e duhur të gërmave apo elementëve grafikë të ndryshëm të përdorur.

 

Që të ketë lexueshmeri të mirë duhet të ketë dhe kontrast materiali. Përdorimi i ngjyrave është i mirë pasi sjell dinamikë dhe fokusim, por është e rëndësishme që të bëjmë edhe kombinimin e duhur. Disa ngjyra në mënyrë specifike kombinohen mirë kur përpiqen të tërheqin vëmendjen e dikujt. Për shembull, shumë postera filmash do të kombinojnë portokallinë dhe blunë: kjo ndodh sepse ato konsiderohen ngjyra "plotësuese" ose "të kundërta" dhe e bëjnë njëri-tjetrin të dallohet.

 

Një formë për të zgjedhur në mënyrë efektive ngjyrat është imitimi i skemave të shenjave rrugore dhe treguesve të tjerë që tërheqin vëmendjen.  Për shembull: theksimi i bardhë në të kuqe, i zi në të verdhë dhe i zi në portokalli ka të ngjarë të tërheqë sytë e kalimtarëve.

 

Nëse vendosni të përdorni ngjyra të tjera përveç të zezës, sigurohuni që ngjyrat të mos jenë shumë të lehta. Ngjyra të tilla si roza ose e verdha do të jenë shumë të vështira për t'u lexuar.

Disa kombinime ngjyrash që duhet t’i eliminoni:

  • E bardhë dhe e argjendtë
  • Magenta dhe e kuqe
  • E gjelbër dhe e verdhë
  • Jeshile dhe portokalli
  • E gjelbër dhe e kuqe
  • Kafe dhe gri
  • Vjollcë dhe e verdhë
  • Kafe dhe e kuqe e erret
  • Nud dhe e verdhë

Përmbajtja

Përmbajtja e një pankarte apo çfarëdo grafike është elementi kryesor për t’u pasur parsysh. Nuk mund të bëjmë pankarta për hir të pankartave, por sepse duam të përcjellim një mesazh, duam të komunikojmë diçka. Përmbajtja ka një rol të rëndësishëm pasi ajo mund edhe të ndryshojë të gjithë rrjedhën e protestës. Duhet të kemi gjithmonë parasysh përse po e bejmë diçka, a do të arrijë të kuptohet nga njerëzit, dhe a ndihmon që me anë të kësaj pankarte të bëjmë që njerëzit të sensibilizohen e të përfshihen në të më shumë, pasi vetë qëllimi i protestave është sensibilizimi i njerëzve dhe përfshirja e tyre.

 

Mesazhi duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, por gjithashtu duhet të jemi sa më shumë kreativë. Sigurisht, mund të jeni të qartë për përdorimin e qëllimshëm të një mesazhi të paqartë. Gjithashtu është e rëndësishme që parullat të mos të përmbajnë pyetje që presin përgjigje, më shumë pyetje retorike dhe forma urdhëruese e dëftuese duke treguar vendosmëri dhe qëndrueshmëri.

 

Një grafikë duhet të bëhet me idenë se t’i nuk e ke të nevojshme tja shpjegosh tjetrit përmbajtjen. Nuk është mirë në tërësi të merren shprehje klishe, por të jenë sa më origjinale dhe sa më në zemër të temës së protestës në menyrë që të kenë efekt.

Kreativiteti

Një nga gjërat që bëjnë që gjërat të marrin një rrjedhë tjetër nga ajo aktualja dhe që bën që gjërat të lëvizin është të krijojmë gjëra të reja e të kemi ide dhe imagjinatë. Duke sjellë ide të reja ne i largohemi kopjimit të së shkuarës dhe me guxim mund t’i bëjmë gjërat në një formë që më parë nuk ka ekzistuar, por që ka një ndikim të madh te njerëzit. Njerëzit në përgjithësi ngacmohen nga gjërat e reja, nga gjërat që nuk janë parë më parë.

 

Ndoshta në fillim mund të krijojë pak çoroditje, por nëse ka konsistencë arrin të mobilizojë. Që pankarta të ketë tërheqje te të tjerët mund të keni disa gjera parasysh: të ketë rimë; të ketë imazhe apo ilustrime apo të paraqiten në formën e ndonjë ironie. 

Struktura

Pankartat që janë te punuara nga të dyja anët janë më efektive në përcjelljen e mesazhit tënd. Mediat kanë të ngjarë të mbulojnë protestën nga një sërë këndvështrimesh dhe në disa pika ka të ngjarë që protestuesit të mos kenë të gjithë tabela me të njëjtin drejtim. Krijimi i një shenje të dyanshme shfrytëzon sa më shumë kënde të jetë e mundur dhe mund të rrisë ndjeshëm dukshmërinë e mesazhit.

 

Gjithashtu nese pankartës i vendoset një shkop (si në shembull) ajo do të arrijë të jetë më e dukshme, dhe gjithashtu do të jetë më praktike gjatë momentit të protestës, pasi do të lodheni me pak në mbajtjen e saj, duke eliminuar mbajtjen me të dyja duart.

Mjetet

Lapsa, bojë posteri, furça të lira, shënues të përhershëm (në rast se moti është i keq, ne nuk duam që boja të dalë), shirit paketues të pastër dhe/ose shirit ngjitës, tuba kartoni për bartës të shenjave.
Një furçë e vogël, një centimetër ose gjysmë inç e gjerë është më e mira. Furça duhet të jetë jo më shumë se gjysma e gjerësisë së germës. Ju duhet gjithashtu një furçë edhe më e vogël për të theksuar dhe prekur gjërat.

 

Herë pas here, një furçë me dy centimetra ose një inç është e dobishme për sipërfaqe shumë të mëdha. Dyqanet e furnizimeve të artistëve ndoshta paguajnë më shumë për furça të tilla sesa dyqanet që shesin bojëra shtëpie. Pëlhura qëndron më mirë se letra në përdorim të ashpër ose të përsëritur dhe me erëra të forta. Letra, megjithatë, qëndron çuditërisht mirë jashtë dhe është shumë më e lehtë për t'u punuar me të sesa pëlhura.

 

Nëse përdorni letër, përforconi skajet me shirit maskues për të zvogëluar grisjen, përpara se të filloni paraqitjen ose pikturimin. Fërkojeni shumë mirë shiritin maskues për të shtypur të gjithë ajrin nën shirit. Letra funksionon mirë për një ngjarje të vetme në natyrë ose ngjarje të përsëritura të brendshme.

Materiali

Karton nga kutitë e vjetra, i cili është i lirë dhe i lehtë për t'u mbajtur, por gjithashtu nuk ka kosto dhe nuk pse harxhon një material shtesë për bërjen e një pankarte. Kartoni apo letra është mirë të jetë e trashë që të jetë sa më shumë rezistente.
Tekstile - copat tekstile gjithashtu mund të përdoren si mjete për të shprehur e për të komunikuar gjatë një proteste. Ato janë pak më delikate në bërjen pasi duan më shumë kujdes në bërjen e skicave dhe hedhjen e bojrave.
Plastikë e hollë, kjo më shpesh përdoret për banderolat e mëdha, sidomos kur janë të printuara, pasi është më rezistente.
Materiale të tjera alternative si tollumbaca, maska, bluza, kapele etj.

Procesi

Fillimisht me hamendje, duke parë sa siperfaqje keni në disponim llogarisni sa mund të jenë madhësia e shkronjave apo elementëve grafikë. Më pas bëni një skicim me laps, që nëse nuk është madhësia e duhur të keni mundesi ta korigjoni. Lini hapësirë midis shkronjave në mënyrë që t'i nënvizoni ato. Mos i grumbulloni letrat sëbashku.

 

Më pas bëni hedhjen e bojërave që mund të jenë tubet, apo pastel. Nëse nuk keni shumë kohë në dispozicion mos përdorni ngjyra vaji pasi kërkojnë shumë kohë për t’u tharë.
Nëse ka një fjalë apo një pjesë teksti që është më e rëndësishme, mirë është që ta diferenconi me ngjyrë tjetër.

PËRSE ËSHTË E RËNDËSISHME BËRJA E GRAFIKAVE NË PROTESTA?

E rëndësishme është efekti që duhet të japë pankarta, në vend që ajo të bëjë që të irritojë tjetrin, ajo duhet te nxisë mendim. Një njeri i irrituar e ka të vështirë të marrë vendime të drejta. Një banderolë identifikimi u tregon të tjerëve, përfshirë median, se është ngjarja juaj ose se jeni atje në mbështetje të rastit. Mund të shërbejë për të mbledhur grupin tuaj dhe për të ndihmuar njerëzit që t'ju gjejnë në një turmë të madhe ose për t'i treguar turmës se ku po shkon grupi juaj. Këto janë shpesh banderolat më efektive.

 

Një baner me probleme u tregon njerëzve pse jeni atje. Është mirë që baneri juaj të deklarojë problemin tuaj dhe jo t’ju identifikojë ju. Prandaj është mirë që nëpër grafikat, qofshin ato fizike apo murale të mos vendoset autorësia pasi çdo parullë është bërë nga dikush, po në momentin që ajo shfaqet ajo mund t’i përkasi gjithkujt.

 

Ndodh shpesh sidomos në murale që autorësia të jetë më e madhe dhe të zërë më shumë hapësirë se vetë përmbajtja, kjo bie ndesh me vetë kuptimin e ekzistencës së grafikave. Nuk ka nevojë për të ditur shumë si të bësh një pankartë, mjafton edhe të kesh guximin dhe vullnetin ta bësh, ashtu si e mendon e të duket mënyra e duhur.

Hyr